Roma ka bërë një ofertë të re për mbrojtësin e Manchester United-it, Chris Smalling, duke i ofruar tjetër huazim me obligim blerje për 15 milionë euro.
Smalling duhet të rikthehet te United, sapo Seria A të përfundojë, ndërsa Roma dëshiron ta mbajë edhe për Evropa Ligë, mirëpo gjiganti anglez ka refuzuar, transmeton portali arbresh.info.
Sipas mediave italiane, United ka pranuar tjetër ofertë, ngase “Romakët” duan ta mbajnë në “Olimpico”.

Kjo do t’iu kushtojë tre milionë euro për ta huazuar plus obligim i blerjes prej 15 milionë euro në sezonin e ardhshëm.
Sidoqoftë, mbetet të shihet përgjigja e United-it, ngase ata vazhdojnë të kërkojnë 25 milionë euro.
31-vjeçari ka bërë 32 paraqitje këtë sezon duke shënuar dy gola./arbresh.info.
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...