Roma kërkon fitore për pozitën e katërt ndaj Genoas, formacionet zyrtare

11:40 | 7 Mars 2021

Roma është nikoqire e Genoas në kuadër të xhiros së 26-të në elitën e futbollit italian Serie A.

Giallorosët në këtë takim vijnë pas fitores së madhe të arritur në ‘Artemio Franchi’ ndaj Fiorentinës me rezultat të ngushtë 1-2.

Në anën tjetër mysafirët vijnë pas barazimit 1-1 në derbin lokal ndaj Sampdorias.

Roma kërkon fitore për të arritur vendin e katërt në tabelë, derisa Genoa ka udhëtuar drejt kryeqytetit italian për të shkaktuar befasi.

Vendasit kanë mungesa të mëdha pasi Edin Dzeko, Marash Kumbulla, Nicolo Zaniolo, Roger Ibanez e Jordan Veretout mbetën jashtë kësaj ndeshje për shkak të lëndimeve dhe disa për arsyeje kartonësh.

Formacionet zyrtare:

Roma: Pau Lopez; Mancini, Cristante, Smalling; Karsdorp, Villar, Diawara, Bruno Peres; Pedro, Borja Mayoral, El Shaarawy

Genoa: Marchetti; Masiello, Radovanovic, Criscito; Ghiglione, Zajc, Badelj, Strootman, Zappacosta; Pjaca, Destro

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara