Ka përfunduar derbi i Serie A në mes të Romës dhe Interit.
Roma dhe Inter kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 14-të në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 2 me 2.
Nerazurët kaluan të parët në epërsi me anë të Keita Baldes, që shënoi në minutën e 37’, ku me këtë gol përfundoi pjesa e parë.
Roma e filloi më mirë pjesën e dytë, duke arritur që t’i barazoj shifrat në 1 me 1, me anë të Cengiz Under (51’).
Por, Inter arriti ta rikthej epërsinë shumë shpejtë, duke shënuar me anë të Mauro Icardit në minutën e 66’.
Por, romakët ishin shuam me fat, pasi Marcelo Brozovic u fali atyre një penallti, duke luajtur me dorë në zonën e rreptësisë, ndërsa Aleksandre Kolarov u tregua i saktë nga pika e bardhë (73’).
Pas xhiros 14-të, Inter gjendet në vendin e dytë me 29 pikë, ndërsa Roma në vendin e shtatë me 20.
Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimi...
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...