Roma dhe Atalanta kanë luajtur baras 1-1 në kuadër të javës së 19-të të Serie A.
Fillimi i ndeshjes ishte shumë i fuqishëm, me Atalatan që gjeti golin e epërsisë.
Aleksey Miranchuk asistoi te Teun Koopmeiners, i cili shënoi për 1-0 në minutën e nëntë të ndeshjes.
Roma rrezikoi me Romelu Lukakun dhe Edoard Boven, por asnjëri nuk ishte i saktë.
Në minutën e 36-të, Roma fitoi penallti, vetëm pasi rasti u rishikua në VAR.
Paulo Dybala ishte i saktë për 1-1, duke e mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat.
Pjesa e dytë ishte po ashtu me raste, ku Gianluca Scamacca shënoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Në anën tjetër Paulo Dybala dhe Romelu Lukaku rrezikuan, por pa sukses.
Roma mbetet e teta me 29 pikë, ndërsa Atalanta është e gjashta me 30 pikë. /Telegrafi/
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...