Roma ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi duke mposhtur CFR Cluj me rezultat të thellë 5 – 0.
Skuadra vendase në pjesën e parë shënoi tre gola dhe dy në pjesën e dytë për të siguruar fitoren, shkruan lajmi.net.
Qysh pas dy minutave lojë Henrikh Mkhitaryan zhbllokoi rezultatin, ndërsa në minutën e 24-të dyfishoi shifrat.
Golin i tretë e realizoi Borja Mayoral në minutën e 34-të, me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Roma vazhdoi dominimin edhe gjatë 45-minutëshit të dytë. Ishte Mayoral që realizoi sërish në minutën e 83-të, kurse fitoren e vulosi Pedro pas gjashtë minutave.
Pas kësaj fitore, Roma prinë në grupin A me shtatë pikë, derisa CFR Cluj renditët e dyta me katër sosh./
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE