Roma barazon gjithçka në minutat e fundit ndaj Milanit

22:51 | 8 Janar 2023
KRG

Derisa po përfundonte pjesa e parë, Roma ia arriti të rrezikonte përmes Nicola Zalewskit (42’), mirëpo goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë.

Në 45 minutat e dytë, ishte një seknar tjetër, me Romën që e shokoi kampionin në fuqi.

Theo Hernandes testoi Rui Patricion në minutën e 52-të, por portugezi ishte i sigurt dhe mbajti topin jashtë.

Më pas Roma kishte shansin se saj, e Roger Ibanes (72’) kërkoi penallti, por që gjyqtari bëri me shenjë se loja duhej vazhduar.

Pesë minuta më vonë, në mënyrë perfekte dhe siç di ai, Rafael Leao e gjeti Tommaso Pobegan që realizoi për 2-0.

Deri në fund, Roma nuk u dorëzua dhe ia arriti të ngushtonte rezultatin në 2-1 me golin e Ibanes (87′), duke u frymëzuar për të bërë befasi.

Lojtarët e Jose Mourinhos ia dolën t’i barazonin shifrat në 2-2, falë golit nga Tammy Abraham që e realizoi në minutën e 90+4-të, duke u larguar nga San Siro me një pikë të madhe

Në xhiron e 18-të, Milani që ka 37 pikë do të ketë punë me Leccen, derisa Roma është në vendin e gjashtë me 31 pikë dhe do të përballet në rrethin tjetër me Fiorentinën.

Shpërndaje në rrjete sociale