Roberto Martinez del si favorit për të marrë drejtimin e Everton

19:48 | 16 Janar 2022

Menaxheri i Belgjikës, Roberto Martinez mund të jetë i vendosur të marrë drejtimin e Everton.

48-vjeçari ka dalë si kryesuesi për të zëvendësuar Rafael Benitez, i cili u shkarkuar më herët të dielën.

Everton tashmë ka folur me Federatën e Belgjikës për mundësin që Martinez t’i bashkohet klubit sipas “The Telegraph”.

Benitez u largua nga pozicioni i tij pas humbjes 2-1 ndaj Norëich City të shtunën, e cila bëri që Toffees të bien në vendin e 16-të në tabelë dhe të qëndrojnë vetëm gjashtë pikë mbi zonën e rënies.

Martinez kaloi tre vjet në “Goodison Park”, duke mbërritur në qershor 2013 dhe e udhëhoqi klubin në Ligën e Evropës pasi arriti në vendin e pestë në sezonin e tij të parë.

Megjithatë, ai u largua nga Everton në maj 2016 me klubin në vendin e 12-të në tabelë dhe mori rolin e trajnerit të Belgjikës pastaj.

Me belgët, siguroi vendin e tretë në Kupën e Botës 2018 dhe u eliminua në çerekfinale të EURO 2020 nga Italia./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara