Roberto Carlos thotë se Ronaldo është më i mirë se Messi për vetëm një arsye

17:13 | 29 Dhjetor 2017

Debati se kush është më i miri, Messi apo Ronaldo duket si një pyetje e të gjitha kohërave, por Roberto Carlos mendon se është Cristiano Ronaldo dhe ka një vetëm një arsye për këtë.

Ai mendon që lojtari i Real Madridit punon më shumë se Messi dhe ndoshta nuk mund të jetë natyrisht i talentuar, por përkushtimi shtesë e bënë atë më të mirë, transmeton portali arbresh.info.

“Këto ditë, kur ju flisni për futbollin, ju flisni për Neymarin, Messin dhe Ronaldon”, ka thënë fillimisht ish qendërmbrojtësi për ‘Fox Sports’.

“Cristiano Ronaldo ka punuar për tu përmirësuar. Kur ju flisni për Topin e Artë apo ndonjë çmim, nuk është vetëm një person që voton, janë njerëz që njohin futbollin, të cilët ndjekin statistikat e lojtarëve dhe e zgjedhin më të mirin në botë”

“E shoh atë duke u stërvitur çdo ditë dhe mënyra se ai punon është ngazëlluese. Ai dëshiron të përmirësohet çdo ditë”

“Ky është dallimi me Messin. Leo është fenomenal, ne nuk flasim asnjëherë për Neymarin, por ajo pjesa e Cristianos, stërvitjet, profesionalizmi, fokusi, motivi, suksesi… Cristiano ka një avantazh mbi të gjithë të tjerët”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara