Robert Lewandowski sot mund të ishte në fushën e lojës jo me fanellën e Bayern Munich, por me atë të Real Madrid.
Gazeta spanjolle AS ka publikuar një artikull mjaft interesant teksa shkruan se sulmuesi polak pas shkëlqimit me Borussia Dortmund u kërkua nga presidenti i Los Blancos, Fiorentino Perez.
Në takimin e dytë, atë të kthimit, u fol se pati edhe një takim të shkurtër mes të dyve në hollin e stadiumit. Diçka që u konfirmua dhe nga vet lojtari për Bild.
Tentativa e radhës e drejtuesve madrilenë ndodhi në verën e vitit 2014, para se ai të merrej me kosto zero nga Bayern Munich.
Oferta ishte 20 milionë euro dhe u pranua dhe nga agjenti i sulmuesit, por ardhja e tij në Madrid do të thonte largim të Benzemas. Kjo e vendosi në mëdyshje presidentin e Realit, ndërkohë që Bayerni nuk humbi kohë duke e rrëmbyer me kosto zero.
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...
Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Pres...
Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e V...
Vjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të ...
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri në Turqi
Parashikimi i motit për nesër