Paul Pogba do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit pasi i skadon kontrata aktuale me Manchester United.
Telefoot raporton se një zgjatje e kontratës për Pogban te “Djajtë e Kuq” nuk përjashtohet.
Marrëveshja aktuale e mesfushorit skadon në fund të sezonit dhe skuadra si Juventus dhe Paris Saint-Germain kanë shfaqur interesim për transferimin e tij, mes shumë skuadrave tjera elitare evropiane,
29-vjeçari, i cili është kthyer në Angli për gjashtë sezonet e fundit pas largimit nga Bianconerët, në një prononcim për Telefoot për të ardhmen e tij, tregoi se të gjitha opsionet janë ende të hapura.
“Asgjë nuk është vendosur për të ardhmen time, asgjë nuk është bërë. Mund të vendos nesër, ashtu siç mund të vendos gjatë afatit kalimtar. Dua të rikthehem dhe ta përfundoj mirë sezonin”, tha Pogba./Arbresh.info
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin