Granit Xhaka është i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Arsenalit në Premierë Ligë.
Mesfushori kosovar i “Topçinjve” është rikthyer në stërvitje dhe është në dispozicion për trajnerin francez Arsene Wenger në takimin e ardhshëm në kampionatin anglez, shkruan portali arbresh.info.
Xhaka mungoi në takimin e fundit të Arsenalit kundër skuadrës ruse CSKA Moscow të zhvilluar në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Evropa Ligë për shkak të një gripi.
Mirëpo, reprezentuesi i Zvicrës ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social Instagram se është i gatshëm për takimin e së dielës në Premierë Ligë.
Arsenali do të përballet me Newcastle United të dielën në stadiumin James Park duke filluar nga ora 14:30./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BhjU8rHFjnP/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...