Turpi mbuloi futbollin e Kosovës. Ndeshja ndërmjet Lirisë nga Prizreni dhe Dritës nga Gjilani, u ndërpre në minutën e 90-të.
Dhunën e shkaktuan tifozët e ‘Dritës, ‘Intelektualët’ të cilës sulmuan gjyqtarin anësor Driton Preniqi, duke e goditur, madje siç merret vesh është lënduar edhe një polic.
Kjo është turpshme çfarë ngjau, duke i sjellë hije të zezë në përgjithësi futbollin tonë.
Në fakt, Liria ishte në epërsi me rezultat 1:0 me golin që shënoi nga penalltia Fillim Guraziu në minutën e 89-të. Pas shënimit të golit, ndodhi dhuna dhe pas 50 minutave hamendje, gjyqtari vendosi ta ndërpres ndeshjen. Ka pasur tentime që të përplasen ndërmjet vete edhe tifozët ‘Intelektualët’.
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora