Shqipëria ka mundur Andorrën si mysafirë 3:0, duke marrë tre pikët e para në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Sadiku, Balaj dhe Abrashi realizuan, duke marrë fitoren e parë, që ishte e para pas largimit të Christian Panucci, përcjell albinfo.ch.
Kuqezinjtë në këtë ndeshje i udhëhoqi Ervin Bulku. “Nuk kishte ndryshuar ndonjë gjë. Çunat treguan vlerat me rezultatin 0:3. Çdo rezultat tjetër, do të ishte jo i përshtatshëm. Dhanë maksimumin. Treguan kualitetet. Jemi të bashkuar. Me zgjedhjet që bëra, duhej të fusnim lojtarë që luajnë mirë me topin, luajnë shpejt, sepse duhej ta ndërronim sa më shpejt krahun, të gjenim hapësirat. Duhet ta bënim më shpejt golin e dytë, jo të zgjaste aq shumë. Mundësitë i kishim”, është shprehur Bulku pas ndeshjes në mikrofonat e “Supersportit”.
Kapiteni Elseid Hysaj vlerësoi se ishin të rëndësishme tri pikët. “Ishte e rëndësishme fitorja. Mirë që erdhi, se na ngriti moralin. Ne shpresojmë që me këtë fitore, të jemi ende në lojë. Grupi që patëm, të gjithë bashkë në çdo top. Fusha ishte e keqe, dhe topat e dytë luhej e gjithë loja. Luftuam të gjithë”, theksoi futbollisti i Napolit.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit