Rezulton pozitiv sulmuesi i Manchester City në prag të ndeshjes ndaj Hungarisë!

14:42 | 3 Qershor 2022
Fitore Ajeti

Nesër Anglia do të ndeshet ndaj Hungarisë për sfidat e vlefshme të Nations League dhe trajneri Southgate nuk ka marrë aspak një lajm të mirë.

Phil Foden, sulmuesi i manchester City ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe për këtë arsye ai nuk do të luaj në ndeshjen me kombëtaren angleze.

Foden është në gjendje të mirë shëndetësore por ai do të marrë kohën e duhur për t’u rikuperuar./arbresh.info/