Skuadra e Borussia Dortmund ka shënuar fitore mjaft të vështirë në udhëtimin në Berlin.
Skuadra e Lucien Favre ka arritur që të shënoj një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme, me rezultatin 2:3, shkruan lajmi.net.
Ishin vendasit që kaluan në epërsi të parët, me anë të Salomon Kalou, qysh në minutën e 4’ të takimit.
Dortmund reagoi pas vetëm 10 minutave, duke barazuar me anë të Thomas Delaney.
Për vendasit, ishte përsëri ish sulmuesi i Chelsea, i cili nga pika e bardhë ktheu epërsinë, në minutën e 35’.
Goli i barazimit nga Dortmund erdhi në minutën e 47’ kur shënoi Dan Axel Zagadou, për të ngjallur shpresat e mysafirëve.
Krejt në fund, ishte ylli i skuadrës Marco Reus, që në minutën e 90’ shënoi golin e fitores për skuadrën e tij.
Kështu, Dortmund bëhet lideri i ri në tabelë, me tri pikë më shumë sesa Bayern, të cilët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra