Rënditja e re e FIFA-s, kampioni i botës nuk është në vendin e parë

11:22 | 22 Dhjetor 2022
K.B

FIFA ka zbuluar renditjen e saj së fundit dhe kryesimin e mban ende Brazili, edhe pse u  elimininua në çerekfinale në Botërorin që u mbajt në Katar.

Argjentina edhe pse fitoi Kupën e Botës, u rendit e dyta në listë, kurse nënkampionët, Franca në vendin e tretë.

Pas farncezëve renditet, Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja.

Shqipëria ka fituar një pozicion duke u ngjitur në vendin e 66-ë, ndërsa Kosova në vendin e 107-të.

Shpërndaje në rrjete sociale