Reja: Më pëlqeu paraqitja e skuadrës, meritonim më shumë

08:23 | 17 Nëntor 2022
K.B

Shqipëria ka pësuar humbje në miqësoren e zhvilluar me Italinë

Ndeshja e zhvilluar  në “Air Albania Stadium” përfundoi me rezultatin 1:3.

Edoardo Reja pas ndeshjes tha se i pëlqeu paraqitja e futbollistëve të tij, pavarësisht rezultatit.

“Kemi bërë mirë në fillim, por pas golit, kemi pasur dy rivënie anësore, ku u kemi dhuruar topin. Unë doja që të bënim por nuk bëmë mirë. Në pjesën e dytë bëmë më mirë, u ngritëm më lart dhe krijuam 4 apo 5 raste. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, me disa raste dhe dy traversa, ndaj më pëlqeu paraqitja e skuadrës. Meritonim diçka më shumë sa i përket rezultatit”, tha ai.

Trajneri italian tutje tha se do të ketë disa ndryshime për ndeshjen e radhës miqësore, kundër Armenisë.

“Do të ketë disa ndryshime, pasi duhet të bëjmë vlerësimet tona. Broja është dëmtuar, por Skuka erdhi nga stoli dhe bëri shumë mirë. E komplimentoj”, tha Reja.

Shqipëria pas tri ditësh, më 19 nëntor, do të luajë ndaj Armenisë.

Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit e Shqipërisë për këtë vit.

Shpërndaje në rrjete sociale