“Ne ëndërruam dhe ia dolëm. Djemtë dhanë gjithçka në fushë. Ne po jetojmë historinë. Është një ditë e madhe për Marokun.”-kështu e nisi konferencën për mediet pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Botës, Katar 2022, trajneri i Marokut, Walid Regragui.
Duke folur pas eliminimit të Spanjës, Regragui theksoi se tani është koja të pushojnë dhe sipas tij festa vjen më pas.
“Tani duhet të pushojmë dhe më pas do të duhet të kënaqemi. Spanja na lodhi shumë, por ne i qëndruam planit tonë. Nuk është bërë asgjë akoma, tani le të mendojmë ndeshjen tjetër.”- tha tekniku, ndërsa nuk fshehu ëndrrën e trofeut, –“Të thashë se nuk do të arrijmë në Kupën e Botës për të luajtur vetëm tre ndeshje. Pse të mos ëndërrojmë të fitojmë Kupën e Botës? Do ta përsëris tani, por e kam thënë tashmë. Pse të mos ëndërrojmë gjysmëfinalen tani?”./SS/
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan