Reali s’mund të transferojë Alphonso Davies, kjo është arsyeja

09:03 | 28 Dhjetor 2022
K.B

Real Madrid duket se ka humbur gjitha shanset për të transferuar Alphonso Davies e Bayern Munich.

Mediat e huaja raportojnë se ‘Bavarezët’ kanë vendosur të mos heqin dorë nga Davies.

Lojtari ka kohë që është objektiv i ‘Los Blancos’, por duket se tentimet e madrilenëve do të jenë të kota, pasi që kampionët në fuqi të Gjermanisë, janë të vendosur ta mbajnë lojtarin në ‘Alianz Arena’.

“Real Madridi nuk do të ketë asnjë shans në përpjekjet e tyre për të transferuar Alphonso Davies. Bayerni definitivisht nuk dëshiron të heqë dorë nga kanadezi”, shkruajnë mediat spanjolle.

Shpërndaje në rrjete sociale