Real Madrid dëshiron të transferojë mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba në afatin e janarit.
Francezi që nga afati veror është i shumë kërkuar nga Zinedine Zidane, pasi ky i fundit po e sheh si lojtarin adekuat për formacionin e “Los Blancos”.
Tekniku francez u rikthye këtë sezon në “Santiago Bernabeu” dhe ka transferuar disa lojtarë të mirë si Eden Hazard, Ferland Mendy, Eder Militao dhe Luka Jovic.

Mirëpo, këto transferime nuk kanë përfunduar pasi ky i fundit ka kërkuar nga presidenti, Florentino Perez të transferojë Pogbanë.
Fituesi i Kupës së Botës është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi në shtator kundër Arsenalit dhe pritet të rikthehet në javën tjetër.
Sipas El Desmarque, gjiganti spanjoll ka paralajmëruar “Djajtë e Kuq” se do të ofrojnë 89 milionë euro./arbresh.info.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026