Real Madridi nuk ka pasur probleme në ndeshjen e parë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve duke triumfuar në udhëtim te Celticu me rezultat 3-0.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa zhbllokimi i rezultati erdhi në minutën e 56-të, kur Vinicius Junior realizoi pas një harkimi nga Federico Valverde.
Nuk zgjati shumë dhe Luka Modric krijoi hapësirë për ta dyfishuar epërsinë në stilin e tij (60’).
Eden Hazard, i cili e kishte zëvendësuar Karim Benzeman (për shkak të lëndimit) në pjesën e parë, u regjistrua në listën e golashënuesve falë asistimit nga Daniel Carvajal (77’).
Real Madridi merr pikët e plota ndaj Celticut dhe në Grupin F do ta ndajë kreun me Shakhtar Donetskun që triumfoi përballë RB Leipzigut. /Telegrafi/
Endrit Thaçi shprehet optimist nga Haga: Duke i numëruar dit...
Ilir Meta shkruan letër nga burgu: Vajza ime ka siguruar eks...
Tajlandë/ Shkon në 32 numri i viktimave pasi një vinç ra mbi...
DHTIK kërkon ndërhyrje urgjente për stabilizimin e furnizimi...
Rinumërimi i votave vazhdon, këto janë përditësimet e fundit...
Rama në Abu Dhabi: Projekt mbi 1 miliard euro me Emiratet dh...