Mesfushori i Real Madridi, Casemiro, i ka bërë ftesë bashkëlojtarit të tij tek Kombëtarja e Brazilit, Neymar Jr, që t’i bashkohet skuadrës spanjolle, Real Madrid.
ylli brazilian, tashmë ka vendosur të qëndrojë tek skuadra e tij, Paris Saint-Germain, por kohëve të fundit kanë filluar spekulimet se ai është shumë i lidhur për një transferim të mundshëm tek skuadra e “Mbretërve”.
Ndërsa, Casemiro, ka “hedhur benzinë në flakë”, duke i bërë thirrje 30-vjeçarit t’i bashkohet Real Madridit, shkruan arbresh.info.
“Neymar mund të luajë për çdo ekip në botë. Nëse PSG nuk e dëshiron atë, Real Madridi e dëshiron atë. Mirë?”, tha ai për programin “Circulo Grande” të “SporTV”.
Ndryshe nga fjalët e Casemiros, Neymari ka vendosur që sezonin 2022/23 të qëndrojë tek parisienët, por mbetet të shihet se nëse do të ketë ndonjë lëvizje “në momentet e fundit”. /arbresh.info/
Zjarri në resortin e skive në Zvicër që la dhjetëra të vdeku...
Nesër i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexh...
Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Zvicër
Kurti: KEK-u po prodhon me kapacitet maksimal
Lufta me Rusinë, Zelensky: Plani i paqes për Ukrainën është ...
Trofe me Napolin, suksese me Kosovën – Viti më i mirë ...