Real Madrid ka vendosur të transferojë mesfushorin sulmues të Liverpoolit, Mohamed Salah.
Reprezentuesi egjiptian muajve të fundit është lidhur me një transferim në Santiago Bernabeu.
Gazetari spanjoll, Edu Aguirre, ka deklaruar se në fillim të këtij muaji agjenti i Salahit ka mbajtur takime me drejtuesit e Realit, për një trasnferim të mundshëm në La Liga gjatë verës.
“Real Madrid është vizituar nga përfaqësuesit e Salahit. Unë nuk po them se ata do të nënshkruajnë me të, por unë vetëm jam duke thënë se agjenti i tij “Ramy Abbas Issa” ka qenë në Bernabeu”, tha Aguiire.
Sipas një raporti të “Don Balon”, Reali është i gatshëm ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon, Karim Benzema dhe Gareth Bale.
Sipas atij raporit presidenti i ‘los blancos’ dëshiron superyllin brazilian të PSG, Neymar Jr, Mohamed Salah dhe sulmuesin anglez, Harry Kane.
Megjithatë, “Don Balon” shton se Liverpooli do të kërkojë 88 milionë funte për të, dhe se trajneri gjerman Jurgen Klopp, nuk dëshiron ta shesë. /arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...