Real Madridi nuk dëshiron ta kthejë Cristiano Ronaldon në klub, pas raportimeve se ylli i Juventusit mund të luajë sërish në Santiago Bernabeu.
Sipas Cuatro, Real Madridi nuk dëshiron ta riblejë Ronaldon nga Juventusi këtë verë.
Ronaldo e kaloi kohën më të mirë të karrierës në Madrid, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe duke i fituar katër trofe në Ligën e Kampionëve me të bardhët.
Për të është përfolur se mund të kthehet në kryeqytetin spanjoll pas një tjetër sezoni dëshpërues në fanellën e Juventusit.
Por duket se Madridi ka synime të tjera tani.
Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain dhe Erling Haaland i Borussia Dortmund janë dy objektivat kryesore të gjigantit spanjoll.
Ndërkohë, për Ronaldon thuhet se të interesuar janë Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germain. /Gazeta Express/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...