Real Madridi që nga largimi i Benzemas, është në kërkim të një top qendërsulmuesi, por po del të jenë tentativa pa sukses.
Por Reali do të qëndroj duarkryq edhe në merkaton e janarit dhe nuk do të ketë asnjë lëvizje në skuadër, shkruan Arbresh.info.
Trajneri madrilen foli në konferncë për media para ndeshjes ndaj Bragës, në kuadër të Champions League.
“Nuk jemi duke planifikuar për të nënshkruar me asnjë lojtar në janar”, ka thënë Ancelotti.
Ai ka treguar se edhe Militao me Courtois do të jenë të gatshëm nga janari.
“Militao dhe Courtios do të rikthehen para fundit të sezonës” , shtoi ai.
Kurse për verë ka lënë disa pikëpyetje.
“Në verë, ndoshta mbetet për tu parë”, përfundoi Ancelotti.
Kujtojmë se Reali luan nesër ndaj Bragës me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info/
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...