Kylian Mbappe u lëndua gjatë ndeshjes së mbrëmshme, ku Real Madridi shënoi fitore me rezultat 3:2 ndaj Alavesit.
Sot, “Los Blancos” dhanë një përditësim rreth gjendjes së yllit francez.
“Pas analizave që i janë bërë sot lojtarit tonë Kylian Mbappé nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Evolucioni në pritje”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga madrilenët.
Ende nuk dihet periudha se sa do të mungojë Mbappe në fushat e blerta, ndërsa raportohet se mund të mungojë deri në tri javë./ge
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...