E ardhmja e sulmuesit argjentinas Julián Alvarez vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos, ndërsa në garë për transferimin e tij është futur edhe Real Madrid.
Sipas gazetarit Martín Arévalo, në orët e fundit janë zhvilluar kontaktet e para mes përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit madrilen, duke i dhënë një kthesë të re sagës së transferimit të yllit të Atlético Madrid, shkruan Arbresh.info.
Raportimet vijnë menjëherë pasi presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, i rizgjedhur së fundmi për një mandat të ri katërvjeçar, paralajmëroi se klubi do të bëjë një ofertë për një lojtar, me vlerë rreth 150 milionë euro.
Në javët e fundit, Alvarez ka tërhequr interesimin e disa gjigantëve evropianë, përfshirë Arsenali, Paris Saint-Germain dhe veçanërisht Barcelona.
Sipas të njëjtit burim, Atletico e ka vlerësuar kartonin e sulmuesit me 150 milionë euro, një shifër që thuhet se është vendosur sidomos pas interesimit të Barcelonës.
Megjithatë, drejtuesit e klubit madrilen vazhdojnë të këmbëngulin se lojtari nuk është në shitje. Presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo, deklaroi së fundmi se Alvarez është pjesë e planeve afatgjata të klubit.
“Julian Alvarez është lojtar i Atletico Madridit dhe jo vetëm për sezonin e kaluar, por edhe për shumë vite të tjera”, u shpreh Cerezo.
Pak veta e dinë se Alvarez ka pasur një lidhje të hershme me Real Madridin. Kur ishte vetëm 11 vjeç, ai mori pjesë në një kamp futbolli të klubit në Valdebebas, por familja e tij vendosi që zhvillimin ta vazhdonte në Argjentinë.
Tani, vite më vonë, rrugët e tij dhe të Real Madridit mund të kryqëzohen sërish në një nga transferimet më të bujshme të verës./Arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi