Real Madridi është tronditur në sekondat e fundit në Bernabeu në ndeshjen kundër Real Betisit duke humbur me rezultat minimal 0 me 1.
Pas barazimit ndaj Valencias (2:2) dhe Levantes (1:1), skuadra e Zinedine Zidanes ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në La Liga në ndeshjen e xhiros së pestë, shkruan portali arbresh.info.
‘Los Blancos’ kishin dy shanse të arta përmes Gareth Bales dhe Cristiano Ronaldos për të shënuar, por dyshja frontale dështoi për të realizuar.
Në fund, madrilenët u befasuan nga goli i Antonio Sanabrias me kokë (94′) pas asistimit nga Antonio Barragana.
Gjiganti spanjoll tani qëndron në pozitën e shtatë me tetë pikë, shtatë më pak se Barcelona në krye të tabelës./arbresh.info/
https://streamable.com/18h7y
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë