Real Madridi me alternativa për fazën e mbrojtjes

07:14 | 19 Nëntor 2022
K.B

Real Madridi është në kërkim të një mbrojtësi.

‘Mbretërit’ janë në prag të largimit të Nacho Fernandez, për këtë shkak kërkojnë një lojtar tjetër për repartin e mbrojtjes.

Dhe sipas ‘Calciomercatoweb’, ‘Los Blancos’ kanë identifikuar tre lojtarë si pasardhësin e spanjollit.

I pari në listë është Milan Skriniar i Interit, i cili mund të jetë një nënshkrim i vështirë duke pasur parasysh se është afër një zgjatjeje kontrate me italianët.

Carlo Ancelotti gjithashtu po monitoron nga afër Stefan De Vrij dhe Pau Torres nga Inter dhe Villareal respektivisht për të forcuar vijën e tij të pasme.

Mbetet të shihet nëse do ndodh lëvizja e ndonjërit nga lojtarët e lartpërmendur.

Shpërndaje në rrjete sociale