Real Madridi konfirmon skuadrën kundër Barcelonës, rikthehet një yll në El Clasico

21:59 | 1 Mars 2019
Arbresh Info

Real Madridi ka konfirmuar skuadrën e tyre për ndeshjen kundër Barcelonës në El Clasico këtë vikend dhe përfshirja e një ylli në veçanti ka kënaqur një numër të madh tifozësh.

Real Madridi do të përballet kokë me kokë me rivalin e tij të përbetuar – Barcelonën në La Liga këtë vikend, ndeshje që mund t’i jap fund shpresave të ‘Los Blancos’ për titull, transmeton portali arbresh.info.

Në rast se Real Madridi humb kundër skuadrës së Ernesto Valverdes të shtunën, ata do të jenë 12 pikë prapa kundërshtarit të tyre me 12 ndeshje të mbetura, gjë që e bënë të pamundur mundësinë për ndryshme drastike në tabelë.

Real Madridi ka zgjedhur për të shkuar me gjithë fuqi në ndeshjen e tyre këtë vikend për shkak se të gjithë yjet si Luka Modric, Toni Kroos, Marco Asensio, Vinicius JR dhe Karim Benzema janë përfshirë nga Santiago Solari.

Një lojtar që është përfshirë po ashtu te skuadra e Realit është mesfushori spanjoll Isco, zgjedhje nga Solari që duket se ka kënaqur një numër të madh tifozësh të klubit./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale