Shënjestrës për transferim të Liverpoolit, Dani Ceballosit i është thënë se mund të largohet nga Real Madridi gjatë verës.
Bazuar në një raport nga gazeta spanjolle ‘Don Balon’, Real Madridi ka informuar Ceballsoin se është i lirë të largohet nga klubi në merkaton e ardhshme të transferime, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raportit nga burimi i lartpërmendur, kjo vjen pas ofertës që Liverpooli ka shtruar për mesfushorin te Real Madridi.
Ceballos tani do të zhvilloj bisedimet me Liverpoolin para se të finalziohet transferimi i tij në Angli. Jurgen Klopp është një tifoz i madh i Ceballosit dhe është i etur për të shtuar mesfushorin në skuadër në mënyrë për ta përforcuar atë para fillimit të sezonit të ardhshëm.
Liverpooli ka qenë duke kërkuar shërbimet e Ceballosit që disa muaj, por tani duhet se do të arrihet një marrëveshje.
Spanjolli nuk ka arritur të ketë ndikim në skuadër si dhe nuk ka arritur të jetë pjesë e skuadrës së parë. 21-veçari mund të luaj në qendër të mesfushës dhe si anësor./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë