Real Madridi raportohet të ketë hyrë në garë për të nënshkruar me shënjestrën e Manchester United dhe Tottenham Hotspurit, Bruno Fernandes nga Sporting Lisboni.
United ka kërkuar shërbimet e Fernandes gjatë gjithë merkatos verore të transferimeve dhe raportohet madje të ketë arritur një marrëveshje me Sportingun rreth reprezentuesit të Portugalisë në fillim të kësaj jave, transmeton portali arbresh.info.
Raportet e fundit sugjerojnë se Tottenham Hotspuri ka avancuar para United në garën për të nënshkruar me 24-vjeçarin ndërkohë që thuhet se zyrtarët e tyre kanë shkuar në Portugali të premten për të finalizuar marrëveshjen.
Bazuar në Record, ‘Los Blancos’ janë gjithashtu të interesuar tani në shërbimet e Fernandes dhe kanë nisur punën me agjentin Jorge Mendes për t’i mposhtur skuadrat nga Premierë Liga për nënshkrimin me të.
Fernandes raportohet të jetë parë duke u larguar nga kampi stërvitor i Sportingut këtë javë pas finalizoi largimin me presidentit e klubit Federico Varandas dhe drejtorin sportiv Hugo Viana./arbresh.info/
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit