Presidenti i FIFA-s e ka vlerësuar Real Madridin si klubin më të mirë në botë.
Shoqata e Futbollistëve Spanjollë (AFE) nderoi Angel Maria Villarin dhe në këtë ceremoni ishte i pranishëm Infantino,
Kur i erdhi radha për të folur, Infantino ishte shumë i qartë në një nga fjalimet e tij mes të qeshurash.
“Real Madridi është skuadra më e mirë në botë. Shpresoj vetëm që një vit t’i lënë ekipet e tjera të fitojnë diçka”, tha ai.
Kujtojmë se “Los Blancos” së fundi fituan trofeun e 14-të në Ligën e Kampionëve, pasi fituan 1:0 në finale ndaj Liverpoolit.
Kësisoj, skuadra nga kryeqyteti spanjoll vazhdoi dominimin e plotë në këtë garë.
Real Madridi është klubi me më së shumti trofe të fituara në Ligën e Kampionëve. /arbresh.info/
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë