Real Madrid ka arritur fitore me rezultat të thellë 3-0 ndaj Alaves, e vlefshme për xhiron e 25-të të LaLigës.
Pjesa e parë pati mungesë rastesh serioze dhe nuk u karakterizua me lojë të mirë nga të dyja skuadrat.
Për dallim nga e para, pjesa e dytë ishte krejtësisht tjerër.
Marco Asensio zhbllokoi rezultatin në minutën e 63-të, ku shënoi një supergol për epërsinë fillestare të mbretërve.
Më pas, 10 minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Vinicius Junior dyfishoi epërsinë e Los Blancos, para se të akordohej penallti për ta në minutat e fundit të ndeshjes.
Përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë e morri Karim Benzema, i cili u tregua i sakt nga pika e bardhë dhe vulosi rezultatin përfundimtar për 3-0.
Pas kësaj fitore, Real Madrid vazhdon kryesimin në renditjen tabelare të LaLigës me 50 pikë të grumbulluara, shtatë më shumë se vendi i dytë në të cilën gjendet Sevilla dhe ka një ndeshje në dorë.
Ndërsa, Alaves gjendet në vendin e parafundit me 20 pikë të grumbulluara./Arbresh.info
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...