Real Madrid kualifikohet në minutat e fundit mposht Villarrealin

22:59 | 19 Janar 2023

Real Madridi është kthyer nga disavantazhi prej dy golash për ta mposhtur Villarrealin (3-2) në Estadio de la Ceramica dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Vendasit e zhbllokuan rezultatin që në minutën e katërt me golin e Etienne Capoue, i cili u asistua nga Gerard Moreno.

Në fund të fraksionit të parë, Samuel Chukwueze e dyfishoi epërsinë dhe me rezultat prej 2-0 për Nëndetësen e Verdhë skuadrat shkuan në pushim.

Los Blancos u rikthyen në gjysmën e dytë. Vinicius Junior e ngushtoi rezultatin pas asistimit nga Dani Ceballos (53’).

Ndërsa Eder Militao ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për t’i barazuar shifrat pas një topi të kthyer (69’).

Dhe për ta përmbysur rezultatin u kujdes Daniel Ceballos (86’) për ta realizuar golin e fitores dhe kualifikimin e Real Madridit në çerekfinale të Copa del Rey.

 

Shpërndaje në rrjete sociale