Real Madrid-i ende nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Manchester United-it, Paul Pogba.
Kanë kaluar dy vite dhe “Los Blancos” duan ta sjellin francezin në “Santiago Bernabeu”, por “Djajtë e Kuq” nuk kanë pranuar ta shesin nën 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Gjiganti anglez ka kërkuar se paku 130 milionë euro, vlerë e cila për Real-in ishte e papranueshme.

Sipas Marca, transferimi i Pogba-s të Real Madrid-i varet nga qëndrimi i trajnerit Zinedine Zidane.
Nëse tekniku francez vendos të mbetet të “Mbretërit”, atëherë nëse pranon Pogba verën e ardhshme mund t’i bashkohet gjigantit spanjoll si agjent i lirë.
Kontrata e Pogba-s skadon në qershor dhe interesim më herët ka shprehur edhe Juventus-i./arbresh.info.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...