Real Madridi është duke kërkuar transferimin e një qendërmbrojtësi, pas lëndimit të Davide Alabas.
Qendërmbrojtësi austriak ka humbur sezonin njësoj si partneri i tij në qendër të mbrojtjes Eder Militao dhe kjo ka bërë që Carlo Ancelotti të mos jetë i qetë.
Aktualisht te Reali në pozitën e mbrojtësit qendror janë vetëm Antonio Rudiger dhe Nacho Fernandez dhe kjo ka bërë që Los Blancos të vihen në kërkim të një mbrojtësi të ri.
Defensa Central ka raportuar se Los Blancos kanë gjetur zëvendësuesin e Albas në Bundesliga dhe ai është ekuadoriani Piero Hincapie që po shkëlqen me Bayer Leverkusenin.
21-vjeçari ka qenë fantastik këtë edicion me fanellën e Bayer Leverkusen dhe prej disa javësh ai është ndjekur nga drejtuesit e kryeqytetasve spanjoll.
Reprezentuesi i Ekuadorit është duke u kërkuar edhe nga Roma, Milan, Newcastle United e Liverpool, por duket se ai preferon transferimin në Real Madrid.
Bayer Leverkusen po lufton për titullin e kampionit në Bundesliga dhe dëshiron ta mbajë yllin e tyre, por një ofertë prej 60 milionë euro nga Reali do të bënte që të ndryshonin mendje. /Telegrafi/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...