Real Madrid është jashtë garës për të nënshkruar me Paul Pogban

BERGAMO, ITALY - NOVEMBER 02: Paul Pogba of Manchester United looks on during the UEFA Champions League group F match between Atalanta and Manchester United at Gewiss Stadium on November 02, 2021 in Bergamo, Italy. (Photo by Jonathan Moscrop/Getty Images)

16:04 | 31 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Real Madrid është jashtë garës për të nënshkruar me Paul Pogban nga Manchester United, sipas “Le Parisien”.

Kontrata e Pogbas me Manchester United skadon në fund të këtij sezoni dhe duket se nuk ka gjasa që mesfushori 28-vjeçar të rinovojë në “Old Trafford”.

Madridi ishte lidhur me një lëvizje për të, pasi ata kanë qenë adhurues të tij prej kohësh. Por ata janë të fokusuar në nënshkrimin francezit tjetër, Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain.

PSG dhe Juventus tani duket se janë dy klubet më të vendosura për të nënshkruar me Pogban dhe Mino Raiola, agjenti i francezit, ka folur tashmë me të dy klubet si dhe me Madridin./Arbresh.info