Reagon Prishtina: Referi Artan Gashi shkakton moszhvillimin e ndeshjes, tallet me publikun, klubin dhe Policinë e Kosovës

21:49 | 4 Dhjetor 2022

Ndeshja mes Prishtinës dhe Rahovecit në basketboll e paraparë të zhvillohet sot, është shtyrë për nesër.

Dueli do të përballet nesër me fillim nga ora 19:00.

Kjo ndeshje është ndërpërë nga gjyqtari për shkak të mungesë së sigurisë në palestër.

Por, KB Prishtina ka reaguar duke u ankuar në gjyqtarin e ndeshjes, Artan Gashi.

“Siç jeni në dijeni, ndeshja kampionale ndërmjet KB SIGAL Prishtina dhe KB Rahoveci, u vendos të ndërprehet ende pa nisur arbitrarisht nga referi Artan Gashi, madje edhe pas ardhjes së forcave të shumta policore. Sipas tij, Klubi jonë është dashur ta sigurojë pjesëmarrjen e Policise në sallë, gjë që klubi jonë e ka bërë.Policia e Kosovës (PK) kanë qenë në sallë, ndërsa duke mos i mjaftuar prezenca e zyrtarevë policorë, delegati kërkoi që të shtohet prezenca e tyre, edhe pse fillimisht deklaroi se ata që ishin aty mjaftonin. Me kërkesë të tyre, PK sjelli fillimisht edhe zyrtarë të tjerë, ku referit Artan Gashi nuk i mjaftuan as ata, dhe vendosi që të mos e nisë ndeshjen pikërisht në momentin kur në sallë erdhën edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, dhe tha që të presin e mos të zbrazet salla”, thuhej ndër tjera në njoftimin e klubit prishtinas.

Shpërndaje në rrjete sociale