Trajneri i Xhudos, Driton Kuka ka kërkuar që Kosova të mos e nënçmoj koronavirusin.
Federata Botërore dhe Evropiane e xhudos javën e kaluar ka suspenduar çdo aktivitet deri në fillim të majit, shkruan portali arbresh.info.
Kuka ka reaguar për këtë gjë dhe ka kërkuar që çdo njëri që hyn në Kosovë të shikohet nëse është ose jo me virusin korona.
“Corona…
Federata Botërore dhe Evropiane e xhudos kanë suspenduar çdo aktivitet deri në fillim të majit!
Masë kjo e marr për tu mbrojtur nga infeksioni i virusit.
Në kontakt me miq nga mbarë Bota sidomos me sportist e trener nga Italia të gjithë ata për ne kanë një porosi,të mos e nënçmojmë virusin Corona!
Minimumi që do duhej që Kosova në ketë moment ta ndërmarr është që çdo njeri që hyn në Kosovë të vetë karantinohet për dy javë duke ndjekur udhëzimet e duhura si të sjellet gjatë kësaj kohe!
Kosova deri tash për fat të mirë ska ende raste por pse të mos mbesim të tillë edhe më tutje!
Shqipëria u mobilizua pas rasteve të shfaqura,e ne të mobilizohemi para se të ndodhin!”, njoftoi Kuka përmes një postimi në Facebook.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10219197165257882&set=a.10200717797685242&type=3&theater
Kujtojmë që Kuka është trajner i xhudisteve të njohura si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, të cilat i kanë sjellë medalje të shumta Kosovës gjatë viteve të fundit./arbresh.info.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...