Tifozët e Serbisë që ishin mbledhur në rrugët e kryeqytetit të tyre në Beograd për të shikuar ndeshjen në Kampionatin Botëror kundër Zvicrës kishin mbetur me zemër të thyer pas golit dramatik në minutën e fundit në Kaliningrad.
Kur askush nuk e priste, Xherdan Shaqiri shënoi golin e fitores për 2 me 1 në minutat e fundit duke tronditur mijëra tifozë serbë, transmeton portali arbresh.info.
Ndeshja ishte me rezultat 1 me 1 deri në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur Shaqiri bombardoi portën e Serbisë duke shkatërruar gjithashtu shanset e tyre për të kaluar grupin.
Serbia tani duhet të mposhtë Brazilinë në takimin e tyre të fundit në kuadër të grupeve për tu kualifikuar, gjë që është thuajse e pamundur.
Zvicrës nga ana tjetër i mjafton edhe një barazim kundër Costa Ricas për të vazhduar./arbresh.info/
Shikoni reagimet e tifozëve serbë në Beograd:
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n
Presidenti i Iranit: Mbështetja e Putin na frymëzon në këtë ...
E premtja sjell përkeqësim të motit: reshje në gjithë vendin...
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...