Rashford për festimin e mbrëmshëm: Humba një shok ditë më parë, shënova për të, ishte përkrahës i imi

10:29 | 30 Nëntor 2022
K.B

Marcus Rashford ka treguar se kujt ia dedikoi golin e shënuar mbrëmë.

Festimi i Rashford mbrëmë ishte i veçantë.

Ylli i United, thotë t’ia ketë dedikuar golin një shokut të tij, tashmë të ndjerë.

“Humbja një prej shokëve të mi pak ditë më parë. Kishte një betejë të gjatë me kancerin”, ka thënë Rashford.

“Jam i lumtur që shënova për të, ai ishte përkrahës i madh dhe shok i mirë i imi. Ishte dikush që erdhi në jetën time”, shtoi lojtari.

Rashford shënoi mbrëmë dy gola, duke u futur seriozisht në garë për Këpucën e Artë këtë Kampionat Botëror.

Shpërndaje në rrjete sociale