Raporte jo të mira me Conte, Vidal ‘shënjestër’ e klubit francez

18:30 | 4 Mars 2021

Trajneri i ri i Marseille, Jorge Sampaoli dëshiron të sjellë mesfushorin e Interit, Arturo Vidal në Francë.

Sipas Le10 Sport, kiliani është ‘shënjestër’ për Sampaolin për edicionin e ardhshëm, përcjellë lajmi.net.

Trajneri Antonio Conte punoi një vit që ta bindte Vidalin për kalimin te Inter si agjent i lirë, por raportet mes tyre nuk janë fare të mira.

Vidal shpesh herë është nervozuar shkaku i zëvendësimit, derisa Conte ka kritikuar punën dhe dëshirën e tij, derisa së fundmi, Vidal ka humbur pozitën në formacionin bazë.

Së fundmi, Christian Eriksen ka zënë pozitën e Vidal, me “Neurazzurët” që janë në kreun e Seria A dhe mund të ikin plus gjashtë pikë me një fitore ndaj Parmas.

Duke konsideruar pagën e lartë të Vidal, që fiton hiq më pak se gjashtë milionë euro në vit, Inter ndoshta do dëshirojë shitjen, duke marrë parasysh se lojtari qëndron në stol.

Lajmet më të lexuara