Aaron Ramsey ka zbuluar se njoftimi tronditës nga Arsene Wenger rreth largimit të tij nga Arsenali ishte i “vështirë për tu pranuar” dhe ai shpreson që “Topçinjtë” të sigurojnë titullin në Evropa Ligë për t’i dhënë atij largimin perfekt.
Në ndeshjen e parë qysh pasi Wenger konfirmoi se do të largohet nga klubi me përfundimin e sezonit, Arsenali siguroi një fitore me rezultat 4 me 1 dhe Ramsey së bashku me Alaxandre Lacazetten dhe Nacho Monrealin ishin golashënuesit, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte i vështirë për tu pranuar nga grupi i djelmoshave”, ka thënë Ramsey për ‘Sky Sports’.

“Ai ka besuar në ne dhe na ka thënë të gjitha këto mundësi gjatë viteve. Ai më ka sjell këtu si një 17 vjeçar, i kam borxh shumë”
“Ai i meriton të gjitha duartrokitjet që merr. Shpresoj që mund të përfundojmë sezonin mirë”
“Ne nuk jemi duke menduar se kush do të vije pas – e gjitha është për të. Triumfi në Evropa Ligë do të ishte një përshëndetje shumë e mirë me të”
Ramsey realizoi një gol dhe krijoi një asistim në fitoren e sotme (e diele)./arbresh.info/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...