Një mysafir i paftuar ka përfunduar në fushën e blertë në ndeshjen mes Alianza FC dhe Philadelphia Union në Ligën e Kampionëve të Amerikës së Veriut.
Një qen u fut në fushë dhe bëri që ndeshja të ndërpritej në duelin e CONCACAF ndërmjet ekipit nga Salvadorena dhe ekipit nga SHBA-të.
Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë kur qeni nisi të vraponte duke e përshkuar fushën, ndërsa lojtarët u argëtuan me këtë mysafir të papritur.
Madje, qeni e mori topin dhe filloi të luante me të në stadiumin “Cuscatlán’ në San Salvador, ndërsa një anëtar i stafit e largoi kafshën nga fusha për të vazhduar më pas loja.
Sa për informatë, kjo ndeshje përfundoi baras, pa gola, 0:0, por më së shumti viral u bë qeni që u fut në fushë. /GE/
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër