Të gjithë e kujtojnë Shannon Brown si ish-basketbollist të NBA pjesë e skuadrës së artë të Lakers që me Kobe Bryant si lider fitoi dy tituj kampion radhazi në vitet 2009 dhe 2010.
4-vjeçari i cili që prej vitit 2018-të është tërhequr nga basketbolli sëfundmi është bërë pjesë e ngjarjeje të rëndë dhe aspak të hijshme.
Brown është arrestuar nga policia amerikane pasi ka goditur me pushkë dy persona të cilët kishin hyrë në shtëpinë e tij të cilën e ka nxjerrë në shitje. Brown po akuzohet për një sulm të rëndë.
Dera e përparme e pronës së tij ka qenë e hapur, dhe kur çifti pa shenjen për shitje, kanë vazhduar të hynë në shtëpinë e tij.
Ai ka shtënë në drejtim të tyre pesë ose gjashtë herë, raportohet në media.
Ish-basketbollisti gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Chicago Bulls, Charlotte Bobcats, Los Angeles Lakers, Phoenix Suns, San Antonio Spurs, New York Knicks dhe Miami Heat. /SS/
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...
18 vjet nga ngritja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë