Albian Ajeti ka ngushëlluar familjen Vokrri pas vdekjes tragjike mëngjesin e sotëm (e shtunë).
Sulmuesi kosovar i skuadrës zvicerane Basel ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e papritur dhe të parakohshme të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan portali arbresh.info.
“Ngushëllime dhe keqardhje për Fadil Vokrrin dhe familjen e tij. Pusho në paqe legjendë”, ka shkruar talenti 21-vjeçar në llogarinë e tij në Facebook.
Reprezentuesi i Zvicrës ka realizuar 14 gola brenda këtij sezoni në Super Ligë te Baseli brenda 25 paraqitjeve.
Vokrri ndërroi jetë në moshën 57-vjeçari pas një karriere të shquar./arbresh.info/
Artemis II përmbyll misionin historik në Hënë, astronautët n...
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...