Ministria për Kulturë, Rini e Sport ka publikuar Rregulloren për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, të nënshkruar dy ditë më parë nga ministri Kujtim Gashi.
Në rregullore përcaktohen kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për sponsorizime, lëshimin vërtetimit dhe formën e tij, si dhe procedurën e raportimit vjetor për sponsorizimin e realizuar, sipas ligjit për sponsorizim.
Ligji për sponsorizim është mundësi e artë për federatat, klubet, sportistët dhe Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK-u), që të kenë mbështetje nga sponsorët.
Bizneset, të cilat sponsorizojnë aktivitetet e sportit, u njihet zbritja 30 për qind nga tatimi në fitim.
Rregullorja hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit të ministrit, të bërë më 23 janar 2018.
Me këtë rast, KOK-u fton të gjitha bizneset që paguajnë tatim në fitim, të bëhen pjesë e sponsorizimit të klubeve, federatave dhe Komitetit Olimpik të Kosovës, në mënyrë që bashkërisht të bëhemi pjesë e sukseseve të sportistëve tanë.
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...
Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Ma...
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...