Publikohet lista zyrtare e Brazilit për Botërorin e Katarit

18:08 | 7 Nëntor 2022
KRG

Kur kanë mbetur edhe më pak se dy javë nga starti i Botërorit Katar 2022, trajneri i Brazilit, Tite ka ndarë mendjen për 26 lojtarët që do të grumbullojë për këtë kompeticion, duke publikuar listën finale.

Tre portierë, 8 mbrojtës, 6 mesfushorë dhe 9 sulmues janë të përzgjedhurit e Tites për eventin më të rëndësishëm futbollistik të globit, që do ta shohë Brazilin sërish pretendent, këtë herë për Botërorin e 6 në histori.

Bie në sy grumbullimi i Dani Alves, që së fundi ka qenë pjesë e Pumas në Meksikë dhe prej ditësh stërvitet me të rinjtë e Barcelonës për të qenë në formën e duhur për Botërorin e Katarit.

Ky do të jetë Botërori i tretë për 39-vjeçarin, që ka qenë pjesë e “Selecaos’ më 2010-ën dhe 2014-ën, por ka munguar në Rusi 2018 ndërsa bie në sy përjashtimi i Firminos të Liverpool.

Lista zyrtare e Brazilit:

Shpërndaje në rrjete sociale