Java e parë e Premierë Ligës raportohet të jetë publikuar online.
Duket se sezoni i ri do të fillojë mes finalistit të Ligës së Kampionëve – Tottenhamit dhe skuadrës së re të promovuar në ligë – Norwichit, transmeton portali arbresh.info.
Një foto e ngarkuar në rrjete sociale pretendon se djelmoshat e Mauricio Pochettinos do të luajnë ndaj “Canaries” duke filluar nga ora 13:30 të shtunën më 10 gusht.
Ndeshja është “konfirmuar” se do të shfaqet në Sky Sports para takimeve të tjera që fillojnë në të njëjtën ditë në ora 15:00.
Bournemouthi luan si nikoqir ndaj Sheffield United, Crystal Palace kundër Arsenalit, Evertoni ndaj Newcastles, Southamptoni kundër Chelseas, Watfordit kundër West Hamit dhe Burnly ndaj Liverpoolit.
Të dielën më 11 gusht, Aston Villa ndaj Leicester Cityt, Manchester United kundër Brightonit dhe një ditë më vonë Wolwes ndaj kampionit – Manchester Cityt./arbresh.info/
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje